Kontakt  

 Komisioni i Prokurimit Publik
 Rruga “Papa Gjon Pali II”
 Nr. 3  Tiranë, Shqipëri
 

 Tel, Fax:       +355 4 2281 851 

 Email: 
Kpp_info@kpp.gov.al
 Rreth Nesh  
 

Komisioni i Prokurimit Publik përbëhet nga 5 anëtarë, kryetari, zëvendëskryetar dhe tre anetarë. Ligji për Prokurimin Publik përcakton kushtet e kandidatëve për t’u emëruar anëtarë të KPP-së. Anëtar i Komisionit të Prokurimit Publik, mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që plotëson kriteret e mëposhtme: ka zotësi të plotë për të vepruar; ka arsim të lartë; ka përvojë në fushën e prokurimeve, prej të paktën 3 vjetësh dhe përvojë pune 5 vjet; nuk ka qenë/është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; nuk është larguar nga puna ose nga shërbimi civil me masë disiplinore. Të njëjtat kushte janë të përcaktuara për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Qarkut (kusht i përcaktuar në Direktivën 89/665 EEC).

Pjesët më të rëndësishme të të Drejtës Europiane që janë të përfshira në organizimin e KPP-së, mund të gjenden në Direktivën 89/665 EEC, e cila përcakton se organet që drejtojnë procedurat e apelit në sistemin e prokurimit publik, duhet të krijohen sipas rregullave të mëposhtme:

·         Vendimet e marra nga ky organ duhet të jenë me shkrim, duke përshirë shpjegimet për arsyet e marrjes së këtij vendimi;

·         Palët e përfshira në këto procedura, deri në marrjen e vendimit prej këtyre organeve, duhet të kenë të sigurt mbrojtjen ligjore dhe ai organ duhet të jetë i pavarur;

·         Anëtarët e këtij organi janë të emëruar me një mandat të caktuar;

·         Kryetari i këtij organi duhet të ketë kualifikime juridike dhe profesionale, ashtu si anëtarët e pushtetit gjyqësor;

·         Organi drejton procedurën sipas parimit të palëve të ndërmjetme;

·         Vendimet e këtij organi duhet të jenë të detyrueshme me ligj.

KPP-ja miraton vendime në mbledhjet e Komisionit me shumicë vote, për cështje nën juridiksionin e tij. Asnjë anëtar i Komisionit nuk duhet të abstenojë në votim. KPP-ja duhet të miratojë vendime të vlefshme në praninë e të paktën tre anëtarëve dhe të paktën një prej këtyre anëtarëve duhet të jetë Kryetari ose Zëvendëskryetari i KPP-së.

Kryetari ose një anëtar i KPP-së, me kërkesë të tij ose me kërkesën e një pale të tretë, mund të përjashtohet nga pjesëmarrja në një rast, nëse ekziston një konflikt interesi ose nëse ekzistojnë baza të tjera për mospjesëmarrje.