Kontakt  

 Komisioni i Prokurimit Publik
 Rruga “Papa Gjon Pali II”
 Nr. 3  Tiranë, Shqipëri
 

 Tel, Fax:       +355 4 2281 851 

 Email: 
Kpp_info@kpp.gov.al
 Ankimime  
 

Nëpërmjet pranimit të qëllimeve dhe parimeve bazë të prokurimit publik, të cilat gjënden në Direktivat e BE-së dhe në vendimet e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, si parimet e transparencës, jo-diskriminimit, trajtimit të njëjtë dhe konkurrencës, KPP po mundohet të realizojë misionin e tij dhe të vendosë sisteme të mbrojtjes ligjore të cilat plotësojnë këto kërkesa:

·        Shpejt, thjesht, lehtësisht e arritshme dhe efektive, e mundshme në të gjitha fazat e prokurimit publik, koncesioneve dhe ankandeve, që nga marrja e vendimit për fillimin e procedurës deri në mbylljen/përfundimin e kontratës.

Sistemi ligjor mbrojtës, i organizuar në një mënyrë të tillë në sistemin e prokurimit publik, do të mundësojë marrjen e një sërë përfitimesh ekonomike dhe ligjore, si në sektorin privat ashtu dhe në atë publik, ndër të cilat përmendim: 

·         Nxitjen e konkurrencës në treg;

·         Promovimin nga qeveria të financave publike;

·         Ndaljen e korrupsionit;

·         Minimizimin e detyrave administrative;

·         Pjesëmarrje më të lartë të sektorit privat;

·         Ulje të çmimeve të prokurimeve publike;

·         Mirëmbajtje të mjedisit;

·         Nxitjen e ekselencës, etj.