Kontakt  

  Komisioni i Prokurimit Publik
  Bulevardi "Dëshmorët e  Kombit”
  Sheshi "Nënë Tereza" 
  Kodi Postar 1010, Tiranë


 Tel, Fax:       +355 4 2281 851 

 Email: 
Kpp_info@kpp.gov.al
 Komisioni i Prokurimit Publik  
 

Organizimi i KPP-së dhe transparenca e mënyrës së funksionimit të institucionit.

Juridiksioni: Mbikqyr ligjshmërinë e procedurave të prokurimit publik, duke marrë vendime mbi ankesat lidhur me procedurat e prokurimit publik. Komisioni i Prokurimit Publik përbëhet nga 5 Anëtarë, nga të cilët, një është Kryetar dhe një Nënkryetar. Anëtarët e KPP-së emërohen dhe pezullohen nga detyra me vendim të Kuvendit të Repubilkës së Shqipërisë, me propozim të Këshillit të Ministrave.

Mënyra e funksionimit: KPP-ja miraton vendime në mbledhjet e Komisionit, të cilat nuk janë të hapura për publikun. Vendimet e KPP-së miratohen me shumicë votash dhe asnjë anëtar i Komisionit nuk mund të abstenojë nga votimi. Kryetari ose një anëtar i KPP-së mund të përjashtohet nga pjesëmarrja në një rast, me kërkesë të tij, ose me kërkesën e një pale të tretë, nëse ekziston një konflikt interesi ose nëse ekzistojnë baza të tjera për mospjesëmarrje.

Financimi: KPP-ja financohet nga Buxheti i Shtetit të Republikës së Shqipërisë. Tarifat e mbledhura nga KPP-ja kalojnë në Buxhetin e Shtetit.

Organizimi: KPP-ja ka në përbërjen e strukturës së tij Sektorin e Shqyrtimit të Ankesave dhe Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse.

Faqja e internetit është një pasqyrë e transparencës së këtij institucioni si organ quasi gjyqësor, për të vënë në dispozicion të palëve të interesuara të gjithë informacionin e nevojshëm. Përveç informacionit mbi rastet e apelimit, do të publikohen dhe praktikat ligjore të KPP-së, vendimet e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, që kanë lidhje me prokurimin publik, si edhe informacione të tjera.