Swith to English language
  • HomeFaqja kryesore
  • About UsRreth Nesh
    • KPP
    • Struktura e KPP
    • Trajnime
    • Orari i punës
  • InformationInformacione
    • Njoftime
    • Raporte Vjetore
    • Legjislacioni
  • ComplaintsAnkimime
    • Procedurat për ankimim
    • Ankesa në Proces
    • Vendime të KPP
    • Formularët e Ankesave
  • LinksAdresa në Internet
  • Na Kontaktoni
  • Faqja Kryesore
  • Rreth Nesh
  • Informacione
  • Ankimime
  • Adresa ne Internet
  • Na Kontaktoni
  • Mjete
 Kontakt 
Edit

  Komisioni i Prokurimit Publik
  Rruga “Papa Gjon Pali II”
  Nr. 3  Tiranë, Shqipëri


  Tel, Fax:       +355 4 2281 851 

  Email: 
Kpp_info@kpp.gov.al

 Komisioni i Prokurimit Publik  

Të dashur Vizitorë,

Mirësevini në faqen e internetit të Komisionit të Prokurimit Publik. E drejta për të pasur qasje në informacion dhe për të qenë i informuar është një e drejtë ligjore e çdo qytetari, e cila rrjedh nga sovraniteti i tij mbi një institucion shtetëror.


Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është  një organ shtetëror specifik, quasi-gjyqësor, me juridiksionin për të siguruar mbrojtje ligjore në prokurimin publik. KPP-ja ushtron funksionin e saj, sipas parimit bazë të prokurimit publik – transparencës.

 

Komisioni i Prokurimit Publik u krijua me qëllimin për të koordinuar sistemin e prokurimit publik në Shqipëri, me traditat ligjore të Bashkimit Europian. KPP-ja u krijua në bazë të Ligjit të Prokurimit Publik, si organi më i lartë në fushën e prokurimeve, i cili garanton mbrojtje ligjore për tenderuesit dhe interesat publike në të gjitha fazat e procedurave të prokurimit publik, koncesioneve, ankandeve dhe lejeve minerare.

 Njoftime  

· Komisioni i Prokurimit Publik me qëllim sigurimin e integritetit, besimin e publikut dhe rritjen e transparencës mbi funksionimin e tij, duke filluar nga Janari i 2013, ka vënë në dispozicion mundësine për publikun që të njihet me ankesat e paraqitura pranë tij në proces shqyrtimi dhe statusin e tyre.

Këtë format të ri do ta gjeni në dritaren “Ankimime”/ “Ankesa në Proces”

· Pёr disa ndryshime dhe shtesa nё ligjin nr. 9643, dt. 20.11.2006 “pёr Prokurimin Publik”, të ndryshuar. Më tepër…

 Formulari i Ankesës 
Edit

  Ankesa në Komisionin e Prokurimit Publik
  bëhet me Formularin  përkatës, të  cilin  e
  gjeni duke klikuar 
këtu
.


 Tarifat e Ankesave 
Edit
  · Tarifa për Prokurimet Publike.
  Në bazë të VKM, Nr. 261, datë 17.03.2010,
  tarifa për shqyrtimin e ankesës  nga  KPP
  është  0.5 %  e  vlerës  së  fondit  limit  në
  procedurat e prokurimit.

  · Tarifa për Koncesionet dhe lejet minerare
  Në bazë të Ligjit Nr. 9663, datë 18.12.2006
  "Për Koncesionet",  tarifa  për  shqyrtimin e
  ankesave nga KPP është 10%  e vlerës së
  garancisë së ofertës së Koncesionit. 
  Për procedurat e shqyrtimit të ankesave për
  lejet minerare zbatohet ligji i koncesioneve.
  · Tarifa për Ankandet Publike.
  Në bazë të VKM, Nr. 56, datë 19.01.2011,
  tarifa për shqyrtimin e ankesës  nga  KPP
  është  0.5 %  e  vlerës  fillestare në
  ankandin publik.

 Mënyra e Pagesës së Tarifës 
Edit
  Në bazë të Urdhërit  Nr. 95,  dt  11.11.2009
  të Ministrisë së Financave "Për Miratimin e
  Faturës  për Arkëtim"  operatori  ekonomik
  duhet të paraqitet pranë zyrës së  financës
  së  KPP-së  për  të  tërhequr  Faturën   për
  Arkëtim, përpara  kryerjes së  pagesës së
  tarifës.

Faqja Kryesore | Rreth Nesh | Informacione | Ankimime | Adresa ne Internet | Na Kontaktoni